Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka arritur që të fitojë besimin e drejtuesve të Torinos.
Qëndërmbrojtësi kuqezi me shumë gjasa do të jetë titullar në sfidën e kësaj fundjave, ku Torino do të përballet me skuadrën e Romës.
Trajneri serb i Sinisha Mihajlovic do t’i besojë sërish Ajetit qëndrën e mbrojtjes në krah të Moretit.
Në këtë mënryrë, Arlind Ajeti po e shfrytëzon maksimalisht këtë mundësi për të fituar sa më shumë pike në sytë e trajnerit.
Gjatë janarit për mbrojtësin u interesuan disa skuadra, por ai ishte i vendosur për të qëndruar dhe treguar vlerat e tij te skuadra torineze.