Ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat për derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana që do të luhet ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.
Përmes një njoftimi klubi i Partizanit thekson se interesi i tifozave për këtë përballje mjaft të rëndësishme është shumë i madh.
Sipas klubit të Partizani deri më tani janë shitur 500-bileta.
Postimi i plotë i Partizanit.
Ka nisur nga sot shitja e biletave për takimin Partizani – Tirana i vlefshëm për javën e 22 të kampionatit. Interesimi për këtë takim nga tifozeria e kuqe ka qenë i ndjeshëm, pasi vetëm ditën e sotme pranë pikës së biletave të stadimit “Selman Stërmasi” janë shitur rreth 500 bileta. Kujtojmë se biletat mund ti siguroni çdo ditë nga ora 9:00 pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, si edhe pranë dyqanit sportiv “Joma” pranë rrugës “Myslym Shyri”.