Jose Mourinho po synon ta transferojë mesfushorin Ivan Perisiçin tek skuadra e Manchester United.
Lami është raportuar nga ESPN e cila thekson se tekniku portugez, po synon që ta transferojë lojtarin e kombëtares së Kroacisë, në “Old Trafford”.
Ky lajm u konfirmua dhe pak ditë më para nga një prej lojtarëve më të mirë të Kroacisë, Dario Simiç, i cili u shpreh se Perisic do të kalojë tek Manchester United.
“Unë shoh Perisicin në Manchester United”, ka theksuar ish-mbrojtësi i Interit dhe Milanit.