Tifozat e Tiranës kanë vendsour që të vijojnë bojkotin ndaj skuadrës së tyre dhe për derbin kundër Partizanit që do të luhet ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stermasi”..
Por, përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, grupimi “Tirona Fanatics” shkruan se ata do të organizohen të ndjekin këtë përballje, jo në stadium por në një tjetër vend.
“Eshte koha te tregojme forcen!
Te henen ne oren 16:30, mblidhemi ne “Xhomllik”. Ftojme te gjithe tifozet bardh e blu te na bashkohen.
NE JEMI TIRONA” shkrujan tifozat bardheblu.
Mbështetësit e Tiranës kanë vendosur të bojkotojnë skuadrën e tyre që pas arritjes së marrveshjes që Partizani të zhvillojë ndeshjet në “Selman Stermasi”.