Derbi, Tirana vijon përgatitjet rikthehen tre titullarë

17 Shkurt 2017, 20:16Sport TEMA

Tirana ka vijuar përgatitjet për derbin kundër Partizanit që do të luhet ditën e hënë në “Selman Stermasi”.

Në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa janë stërvitur Moise, Muca dhe Olsi Teqja që do të jetë të gatshëm për përballjen kundër 15-herë kampionëve të vendit.

Ndërkohë, nuk kanë arritur që të rikuperohen për këtë sfidë Domgjoni dhe Kerciku që do të mbeten jashtë për shkak të dëmtimeve muskulare.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm dhe kapiteni skuadrës kapiteni Erando Karabeci qe shume shpejt do te nise fazen e fundit rikuperuese per tu rikthyer se shpejti ne fushe.

Derbi Partizani-Tirana do të luhet të hënën në orën 18:00 në “Selman Stermasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje