Me rastin e 9-vjetorit të pavarsisë së Kosovës, urimet për këtë festë nuk kanë ardhur vetëm nga politika por edhe nga sporti.
Të shumtë janë futbollistët e njohur shqiptarë që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë uruar festën e pavarasisë.
“Urime dita e Pavarësisë Kosovë, vendi ku kam lind. Urime nga familja Shaqiri”, shkruan Xherdan Shaqiri
“Urime Kosovë, shpresoj t’shoh ditë edhe më të mira tu ardh për ty. U rritsh e mos u plaksh” ishte komenti i Etrit Berishës.
“Urime Pavarsia e Kosovës, 9-vjet shtet” ishte postimi i Lorik Canës.
“Jam i lindur në Zvicër, jetoj në Londër, kurrë nuk do të harroj dhe me zemër do jem në vendlindjen e prindërve të mi. Urime pavarësinë Kosova jonë”, ka shkruar Granit Xhaka.
“Urime pavarësinë Kosova jonë. Uroj të jetë sa më e afërt data ku të gjithë të festojmë ditën e Bashkimi me Shqipërinë”, ka shkruar Taulant Xhaka.
“Urime dita e pavarësish Kosovë” shkruan Besart Celina
Urime Kosovë, 9 vjet shtet” shkruan Milot Rashica