Nuk e prisja, por ndodhi. Isha vetëm 15 vjeç: ajo mosha kur ti pret me lumturi ndonjë veprim të prindit që të tregon se të trajton si të rritur. “Do të vish me mua te protesta?”, kështu më pyeti im atë me mëngjes 20 shkurti 1991. Unë fluturoja nga gëzimi. Besoj se gjithë adoleshentët do të kishin dëshirë të ulërisnin kundër autoritetit, por në këtë rast autoriteti kishte kallashnikov, “qen stani”, gaz lotsjellës, shkopa gome dhe një histori gati 50 vjeçare terrori. Ku kishte sfidë më të bukur! Në shtëpinë time flitej prej disa vjetësh kundër komunizmit. Herën e parë, im atë shau rëndë Ramiz Alinë në televizor teksa prezantonte në Kongresin e Partisë së Punës arritjet e mëdha të vendit. Instinktivisht e pashë pothuajse me armiqësi skenën. Po hanim darkën: bukë të thekur me çaj të zi. Si shumë darka të tjera. Por arsyeja i mposhti reflekset e fituara nga propaganda komuniste. Po kaloja nga faza e indoktrinimit komunist në fazën e ndërgjegjësimit të të rriturit. Në dy vitet që pasuan u rrita sa për 20. Të paktën aq sa për të kuptuar thelbin e komunizmit: përdhunimin e një populli që kishte shitur lirinë për të fituar sigurinë e burgut.
Prandaj atë mëngjes shkurti isha gati. Gati për t’u bërë burrë politikisht. Shkuam te Qyteti Studenti, si shumë ditë të tjera më parë. Pastaj u ndeshëm me policët midis Liceut dhe TVSH-së. As unë, as ai nuk gjuajtëm asnjë gur. Përballë kishim shqiptarë. Gaz lotsjellës, pompa uji të ngjyrosur me të kuqe, qen kufiri, gurë dhe të shtëna kallashnikovi. Im atë nuk më lëshonte nga dora. Në një nga zmbrapsjet nga sulmi i gardistëve e ndjeva veten duke fluturuar në ajër nga tërheqja e tij. Pastaj përfunduam në shesh, në skenografinë më dramatike që kam parë në jetën time. 100.000 qytetarë kundër disa qindra gardistëve të armatosur. Nuk e dinim çfarë urdhëri kishin. As ata vetë nuk e dinin. Prisnin. Bërtitëm kundër komunizmit, shtymë përpara, na iku zëri … dhe më pas ajo që shihni në fotot e ruajtura. Busti u anua pak nga litari i lidhur pas tij. Gardistët e ndjenë se ishte vonë për çfarëdo urdhëri. U tërhoqën dhe u kthyen në spektatorë. Busti u rrëzua pa përplasje, a thua se donte të rezistonte deri në fund. Besoj se kam qenë vetëm një mes mijëra njerëzve që i kishin sytë me lot gëzimi. Im atë fitoi bastin më të madh në profesionin e tij si prind. Sapo kishte krijuar një qytetar. U përqafuam të lumtur.
Im atë ka qenë gjithmonë im atë. Nuk e kam patur shok, nuk më ka llastuar, nuk më ka gënjyer: më ka edukuar. Gjithçka kam sot ia dedikoj atij dhe mamasë sime. Atë dikë po më mësonte si të isha i barabartë me të, si të isha burrë. Pavarësisht ankesave të mamasë sime që si çdo nënë do të preferonte sigurinë e familjes përpara çdo gjëje tjetër.
Shumica e prindërve të sotëm u mësojnë fëmijëve si të sillen mirë, si të ankohen në mënyrën e duhur për të marrë atë që kërkojnë, si të fajësojnë shoqërinë, shtetin, mësuesit dhe gjithë dynjanë për të gjithë problemet e tyre. Shumë pak prej tyre edukojnë qytetarë. Mendojnë se një qytetar i mirë është dikush që sillet mirë dhe thotë “të lutem” e “faleminderit”. Maksimumi nuk hedh plehrat në mes të rrugës siç bën shumica e shqiptarëve. Sa prindër sot u kanë mësuar fëmijëve të tyre se çfarë ishte komunizmi në të vërtetë përtej telenovelave mediatike me vrasje, tradhtira dhe komplote? Sa prindër mendojnë realisht se komunizmi ishte ideologji barbare? Shumë pak. Shumë prindër sot mendojnë edhe vetë se komunizmi nuk është ide e keqe, por u zbatua pak shtrembët. Pas 150 milionë viktimash të terrorit të kuq dhe zbatimit nga kinezët e nënshtruar e deri te gjermanët e sertë, ky është mësimi që u jepet fëmijëve.
Im atë më kishte mësuar me jetën e tij se komunizmi ishte ideologji barbare. Kur tregonte në shtëpi sesi partia preferonte delet mediokre e servile ndaj individit punëtor e të përgjegjshëm, sidomos kur ky i fundit e kishte të atin “armik” të partisë. Im atë më kishte mësuar idenë e punës ndërkohë që më rrëfente se pavarësisht sa mirë do të dilja me mësime Partia kishte vendosur paraprakisht që nuk do të shkoja dot në universitet për shkak të gjyshit të burgosur si armik. Kështu e kuptova komunizmin, pothuajse pa ia përmendur emrin fare. E provova në lëkurë, si adoleshent-armik i klasës, jo thjesht në teori.
Me 20 shkurt 1991 im atë më dha mundësinë të merrja përgjegjësinë mbi vete dhe të zgjidhja se çfarë doja për të ardhmen time me koston e lartë të përballjes me plumbin komunist.
Çfarë po bën ti prind i sotëm me fëmijët e tu? Çfarë po i tregon për komunizmin?
Po e mbaj mente edhe une ,
Bujar Nishani ishte me kallash ne dore te mbronte Monumentin e enverit ,Kurse sot dekoron ata qe hodhen monumentin
ne Familien time gjerat ishin pak me ndryshe. babai na u be antikomunist, kurse une me nenen mbetem besnike te enverit.
edhe pse isha 18 vjec, nuk me linte babai te dilja ne demostrate sepse une isha me policat.
por dhe babait nuk ja mbante te shkonte ne demostrate, prandaj rrinte dhe na bente tifozllik per salen kur shifshim lajmet.
dhe kjo dashuria per salen i zgjati deri ne 95. pra plot 4 vjet.
per mua mbetet gjithnje nje mister, si ka mundesi qe shumica e popullit tone i kane besuar sales me shume se nje here.
dhe nuk besoj se berishizmi eshte vetem i lidhur me idiotesine. babai im ishte njeri goxha inteligjent, dhe i fali besimin e vete sales per plot 4 vjet.
nuk po flas ketu per njerez te nivelit te izet haxhise opo te gjith kriminelat maloke qe sala promovonte. mua me cudisin ata qindra njerez te tjere, njerez si lloji i meros, si meksi, si ristani, si arbnori, e Shum e Shum te tjere. keta njerez rrelativisht normale, rrelativisht intelektuale, dhe te moderuar, dhe rrelativisht llogjike ne mendimet e tyre, si ka mundesi qe kata njerez kane ndihmuar ne meyre aktive ate moster, idiot. dhe nuk me mbushet mendja qe e kane bere vetem per leke. te gjithe keta do kishin bere me shume leke po te lidheshin me tosin.
S’ke pse cuditesh! Kjo quhet trushpelarje,nje dukuri e njohur ne shoqerine njerezore. Mund ta pesoje kushdo,pavaresisht inteligjences apo arsimimit!
Une isha e sigurte qe ato veprime do ndodhnin atehere. Ishte cdo gje e programuar nga qendra politike jashte Shqiperisae ?
Eh,more Ermal sahanlepiresi dhe antishqiptari!
Ty te intereson te besh antikomunistin se keshtu fiton pike per imazhin tend para padronit kapitalist!
Keni 27 vjet qe na catre trapin me antikomunizmin tuaj,pale kur na e cilesoni kriminelin serb Sali Berisha si komunistin e fundit!
Jo,more Ermal bythelepiresi,nuk eshte komunisti i fundit,por fashisti i pare!
Enver Hoxha,pavaresisht cfare i vesh ti atij,e cliroi Shqiperine nga pushtuesit(ti do thuash beri gabim),e ndertoi me shkolla,universitete,fabrika,uzina,kombinatre,fusha te lulezuara, pyje dhe pemtore pa fund,arsimi dhe shendetesia ne nivelin me te larte etj,etj!
Sa per ata qe u denuan si ARMIQ te pushtetit popullor e kishin hak,se rraca e juaj edhe sot pas 27 vjet kapitalizem meqenese nuk keni me cfare te mburreni,vazhdoni te na cani trapin me rrezimin e shtatores se Enverit!
Por ju qe e rrezuat ate shtatore,jeni po aq armiq te Shqiperise se kete e tregoni me ate qe pranuat t’i ngrini shtatore TRADHETARIT TE KOMBIT SHQIPTAR satrapit Ahmet Zogolli!.
Po kriminelin Sali Berisha,perse e mbeshtetet per 27 vjet,more antikomunisti i qelbur,per cfare arsye e bere?
Pra antikomunizmi i juaj,o pjella fashiste, ka qene dhe eshte ANTISHQIPTARIZEM!
Kur do te filloni t’i mbushni mendjen popullit se ju na e keni bere jeten me te mire se sa na i beri ENVER HOXHA?
Ja me kete mburruni po mundet,por ju kurre nuk keni per ta arritur kete se kapitalizmi nuk eshte per shumicen e popullit,por per hajdutet,kriminelet,politikanet,gjyqtaret,prokuroret,doganieret,mjeket etj!
Shporruni o “hasimer” nga media se vetem perbuzjen e popullit keni fituar keto 27 vjet!
Boll na cate trapin me grevistet e dhjetorit dhe rrezimin e shtatores,por ,po ua mbajti suma rrefeni cfare te mirash na keni bere me shume se Enveri!
Hyyyy,vrroma fashiste!
O ju bolet qe doni enverin se kuptoni se Salen enveri ja u solli nga vicidoli ?
mos te ishte enveri saliu do ishte akoma ne shpelle
Doni me per Belulin?
Cfare bere ti Ermal kur pushtetin e kishte Berisha njohur ndryshe si Dulla nr 2? Si po e edukon femijen tend per kete kohe qe eshte me e nxire se komunizmi? Pse e qepni halen kur jane ne loje interesat tuaja personale dhe na shisni teori prej heronjsh 15 vjecare pastaj?
te lumte
Nje prind patriot sot ka fatin t´u tregoje me gisht prinderve se cfare eshte komunizmi. Ideologjia me e privilegjuar nga evolucioni. Asnjehere nuk vdes. Por vetem transformohet. Per te miren e udheqesve qe e kane ate ne ADN dhe per te keqen e deleve, edhe ato te transformuara, qe ngazellehen dhe ju mbushet gjoksi me ngasherima dhe krenari qe liderat e tyre vazhdojne te mbijetojne. Per te miren e tyre (liderave). Shembulli me i gjalle i komunistit te devotshem qe prinderit e sotem mund t´u tregojne femijeve te tyre ne Shqiperi (se ne vendet e tjera nuk egzistojne me), eshte Sali Berisha, per te cilin edhe autori i ketij shkrimi vazhdon te mbaje dy gishta perpjete, dhe gishtat e tjere ne goje.
IDIOT! Komunizmi eshte e ardhmja e botes eshte thjesht ceshtje kohe. Kunder-revolucioni i viteve ’90 thjesht eshte nje stad i ri ne historine e njerezimit,por asgje me teper!
(Salihalja dhe gjithe halabaket e tjere si ai jane nje nga arsyet se pse ndodhi kunder-revolucioni i atyre viteve).
Ti ne c’gardh ben pjese mor DERDIMEN i paditur!?
po Ermal …. une po i tregoj femijeve te mi, cdo dite, fytyren e komunistit te fundit, qe po ben cmos te mos na shkulet nga jeta keta 26 vjet …. president… kryeminister ne ndarje vitesh….kriminel…. hajdut…. shakator…. te lajthitur.. te pasur pa prona te trasheguara…duke vazhduar keto ditet e fundit me zenien e bulevardit; duke ju thene femijeve te mi, por jo vetem, se duhet te dalim nga nje rruge tjeter per nje “ore te vlefshme mesimi” , sepse rruga e perditshme na eshte zene ……
Ndersa ndonjehere, i tregoj dhe per komunistin qe rrezuam ne 20 shkurt te ’91, i cili ishte per 50 vjet …..president… kryeminister ….kriminel…. hajdut…. shakator…. te lajthitur….. te pasur pa prona te trasheguara…….
dhe e di cfare Ermal ? me ata sy te pafajshem me pyesin: pse duhet te jetojme me keta? sepse si femije qe jane, nuk shohin ndonje ndryshim te madh nga komunisti qe ishte 50 vjet, me ate 26 vjet , qe eshte shtrire, ka dy dite, ne bulevard………………..
Si tha monstra Enver ,nga ju jam ketu : “Jeni ju pa jemi ne”
Kur te piqet ndonjehere ai popull do dalin edhe frutat e mira,udheheqesit nuk bien nga qielli.
Tani per tani, ai stan ate bylmet ka,Kake dje e m..t sot.
O RROT KARI! Enveri ishte aty dhe racen tuaj te ndyre e shkerdheu mbare e prape,prandaj populli e donte! Raca juaj as ka qene e pjekur e as s’do piqet kurre,sepse jeni TE DJEGUR ?
KUC HE DREQ O byth q…r,E pe si ta pshurren komandant shkerdhaten ?
Ku ishit ju bolet spiunet e enverit kur populli e terhoqi xarra si nje qen te ngordhur.
Shkon bej homazhe pleres,mos harro te marresh ndonje kove me uje.
Te lumte Ermal qe ne moshen 15 vjecare u perballe me plumbin komunist.
I lumte edhe babait tend qe te pyeti : “do vish edhe ti te perballesh me plumbin komunist? (do vish edhe ti ne proteste?)
I lumte babait qe gjithmone “Yt ate ka qene gjithmone yt ate”. Kete se ka degjuar kush me pare.
Te lumte qe ne moshen 15 vjecare ke ditur te orjentohesh ne gjeopolitiken boterore.
Besoj se bashke me babain ne 1998 jeni rrjeshtuar ne rradhet e UCK-se e aty je kalitur me plumbin e vertete komunist qe vret njelloj si ai nazist dhe jo manovre qe te vershellenin ne 1991
KA CUNA TRIMA SHQIPERIA E VACANERISHT TIRANA
Ne 1991 te jesh i sigurte qe ke qene para KALLASHIT (Donjeta Kosumit)
MEGJITHATE E MERITON NJE DEKORATE PASI CUNAVE IU KA MBETUR HATRI QE NJE 15 VJECAR NUK E KA NJE TE TILLE, PASI GOCAT KANE SHKURTE PAL VATEN (KOMUNISTE 15 VJECARE)
Ermal, kur i tregojme femijeve, pa dashje, ne muhabete familjare, rastesisht si te vije fjala, se ne ate kohe nuk te linte kush te bridhje rrugeve pa pune, se edhe ne kishim fabrika qe prodhonin kete e ate dhe ku punonin mijra njerez, se ( kete e tregoi e ema e tyre) punoja turni i trete dhe vija naten ne shtepi, (ua, nuk te shqetesonte kush, nuk kishe frike, pyesnin femijet), se per nje kalli misri dhe nje gjilpere te vjedhur te kalbnin ne burg, se kur lozja une tek sheshi apo tek parku aty ku sot eshte pallati 23 katesh (ua, keni luajtur ju me top dhe me lojra???) etj, etj.
-E po c’a thoni ju se komunizmi paska qene i keq???- Po kete e thonin pas cdo bisede te rastesishme qe merte neper goje nje nga ato ceshtjet e mesiperme, si te vinte muhabeti.
-More, jeni ne terezi juve, jua ktheja. Komunizmi ka qene shume i keq, se ka pas izolim. Edhe sot ka izolim, ja pse nuk iki dot une jashte. Ata qe kane leke kane ikur edhe atehere., Po jo mor djale e ke gabim. Gabim e keni ju, se me cdegjoj ne bisedat tuaja te rastesishme, ne pergjithesi del se ka qene i mire.
He pra, si tua spjegoj une puntori i thjeshte qe atehere punoja dhe sot mendohem bashke me gruan dhe femijet e papune, si ta shtyjme diten, javen, muajin vitin.
E pra, deri me sot si po punohet dhe qeveriset ketu ne Shqiperi, nuk po arrihet qe ky sistem te tregoje epersi mbi ate sistem te poshter.
-Jo, se atehere nuk mund te shaje sistemin, haje burgun. As sot nuk mund te shash dhe kritikosh askend, te pergjigjen femijet . Te heqin koken. te denojne jo me burg, por me vdekje.
Gjynah, djale i ri dhe demek pedagog ne sistemin arsimor. Komunizmi vdiq, nuk ka asnje shans te ringjallet, historia e tij mesohet ne sistemin arsimor . Na e shpife me kete vetviktimizimin dhe autolevdatat. Po emrin tend nga e kane psonisur prinderit e tu antikomuniste, ja kane marre hua pseudonimin e luftes xhaxhi Verit, se nipi i tij keshtu quhej?
Ik Ermal, merru me gjera me serioze, jo me brockulla antikomuniste. Bejini gjerat me mire se komunizmi tani, jo pasneser dhe e kuptojne vete njerezit kush ishte me i mire, nuk jane rrumpalla si ti, apo sic i kujton ti.
Dhe bej mesim i dashur, leri propaganden, qe studentet e tu te shkelqejne dhe t’i sherbejne vetes, families dhe ketij vendi, jo te shkelqesh ti para studenteve me gomarlleqet antikomuniste dhe “vuajtjet” e tua dhe si e cave rrethimin “me shpate ne dore” dhe nuk te nxirrnin te tabela e nderit se ishit antikomunist.
Trim i madh babi, ja paska dhjere Ramizit sy per sy, hahahaha.
Ah ermal ermal…e kuptoj dhimbjen tende. Ajo do vazhdoj shume qe te harrohet. Nuk mjaftojne 30 vjet.bile ti do ta kalosh dhe tek femijet e tu dhe ata me radhe ne breza te tjere. Me radhe do tregojne sa vuajti babai (yt ate) gjyshi (ti) stergjyshi (femija yt) sterstergjyshi (nipi yt) ne regjimin socialist , i vendosur nga njerez me bindje komuniste (kjo eshte e sakta apo jo.nese duam te tregojme te verteten tek femijet). Ermal ti je me fat qe babai yt te edukoi te jesh nje njeri i mire dhe i padhunshem packa qe kishe cdo justifikim te hidhje edhe ndonje gur mbi sistemin qe keqtrajtoi gjyshin tend. Por ermal diku gabon mbase vuajtja dhe dhimbja ste beri te dhunshem si njeri por patjeter te beri cinik ne mendime.shume prinder folen per komunizmin’ me femijet ashtu si shume prinder folen per demokracine, dhe rezultati kush ishte dhe eshte kallashet.droga. vjedhja prostuticioni. Ti ermal je me fat qe u bere njeri i mire.je me fat te madh
Po Ermal ke te drejte kam qene edhe une atje ku u rrezua busti, se edhe mua me tha babaj “do shkosh ti se une nuk vi se do pi raki, dhe pastaj themi qe kemi qene te dy?” “Mire” i thash baba genjeshtarit “do shkoj” por ne fakt nuk shkova as une, e kush do e merte vesh te verteten isha apo nuk isha une atje, kur e dija se do ishin me shume se 100 mije vete, e kush do i numuronte? Askush. Kur u ktheva ne shtepi me pyeti babaj “He, a ishe ne demostrate?” “Po” i thashe, “Nuk ke qene vetem” me tha “kemi qene te dy” “Po po te dy kemi qene” i thashe dhe pastaj shtova “jo vetem ne shesh por edhe tek studente” “Ashtu biri im” me tha ai “te kemi c’fare tu tregojme brezit te ri” ……….Dhe une qe prej asaj dite krenohem si gjeli ne maj te plehut se jam perballur me kallashin komunist dhe plumbat me binin si shi mbi supe, por une qendrova si burre i vertet (sa do qe isha vec 15 vjec). Babaj im do ta kishte me te rende ne darken e varfer qe do hanim, do ti kthente dopjot nje e nga nje me fund dhe ne fund, do tregonte per bemat e tija, dhe une do tregoja bemat e mija, ashtu si puna jote qe na tregon bemat e tua.
Ne 20 shkurt une isha 12 vjec dhe babai im ish komunist prej 20 vjetesh me thirri dhe me tha:
-Bir,tani ti u rrite dhe duhet te me kuptosh mire!
Kam qene komunist i thekur,nuk ju mungoi asgje per jeten,por tani e shoh qe duhet nderruar fleta:
Do hedh teseren e PPSH-se dhe do marr ate te PD-se!
Do behemi antikomuniste te eger,do shajme me liber shtepije diktaturen,vecanerisht Enver Hoxhen,qe te perfitojme nga ky sistem!
Dhe vertet babai im u be deputet i PD-se,mori prona te shumta,ne femijet mbaruam shkollat e larta ne Londer dhe SHBA,ndersa sot babai im administron 5 vila,8 dyqane dhe 10 kamione transporti nderkombetar!
Ne bregdet kemi blere 10 mije ha toke qe po ndertojme hotele turistike! Dhe tani babai na thote:
-He,si thoni,a jetojme me mire sot apo ne kohen e Enverit?
Ne i pergjigjemi njezeri:
-POSHTE DIKTATURA KOMUNISTE!
Ja perse kemi dale ne proteste me 18 shkurt!