Sot përkujtohet rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991 pas grevës së urisë që kishin ndërmarrë studentët e asaj kohe.
Në këtë datë historike e cila shënoi edhe ardhjen e pluralizmit politik në vend, përpara godinës së kryeministrisë opozita e sotme ka ngritur një çadër dhe po proteston.
Lideri i opozitës Lulzim Basha po mban fjalimin e rastit tek sa vendos theksin në ditën kur mijra qytetarë hodhën bustin e diktatorit.
Ndërkohë pjesë e kësaj proteste është edhe deputeti Kastriot Islami i cili njihet si një kundërshtar i egër i lëvizjes studentore 26 vite më parë.
Ish-socialisti gjatë periudhës së tubimeve për të sjellë pluralizmin politik, ka qenë Ministër i Arsimi i Partisë së Punës së Shqipërisë.
Islami ka mbajtur këtë post nga viti 1991 deri më 10 maj 1991.
Një ndër vendimet që ka marrë Islami në atë kohë për të penguar lëvizjen studentore, ka qenë edhe mbyllja e Universitetit të Tiranës.