Horrori në Kosovë/ Babai mostër ther njërën foshnjë, tjetrën e plagos: Mu errën sytë...

21 Shkurt 2017, 13:19Rajoni TEMA

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Kosovë, ku një tridhjetepesë vjeçar nga Shtërpca me inicialet Dejan Krstiçiç, ka therur foshnjat e veta 40 ditëshe.

Ndërsa njëra ka vdekur, tjetra është transportuar për në Nish dhe raportohet se jetën e ka në rrezik, shkruan portali në gjuhën serbe, KoSSev, transmeton Koha.net. Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Autori i etnisë serbe punon si profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës.

Ai ka dhënë deklaratë para organeve hetuese për krimin që bëri.

Sipas të dhënave të para me burime në polici, që i raportojnë mediet serbe, krimi ka ndodhur mbrëmë, pas një grindjeje midis bashkëshortëve, Dejanit dhe bashkëshortes së tij Anës.

“Dejani ka marrë thikën dhe në momentin e tensionit ka qëlluar mu në gjoks njërin nga binjakët 40 ditësh. Ai ka vdekur rrugës për në Llaple Sellë, përkatësisht Graçanicë. Pastaj ai është përpjekur ta ther edhe fëmijën tjetër, por e ka penguar bashkëshortja, megjithatë ia ka dalë ta plagos në qafë edhe tjetrin”, shkruajnë mediet serbe.

Binjaku i dytë i plagosur ka arritur gjallë në Graçanicë prej nga është transportuar në Nish dhe raportohet se edhe gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Krstiçiç është arrestuar shpejt pas krimit dhe në deklaratat para hetuesve ka thënë se ka pasur një grindje me bashkëshorten, gjoja ka dashur ta trembë dhe pastaj i u errën sytë dhe nuk i kujtohet më asgjë”.

Ai me gruan, që ishte nga rrethina e Shtërpcës, theksohet se jetonin në shtëpi familjare bashkë me prindërit e tij.

Ngjarja ka tronditur fqinjët dhe bashkëqytetarët. Thonë se Dejani ishte dukur njeri i qetë dhe familjar.

 

 

2 komente në “Horrori në Kosovë/ Babai mostër ther njërën foshnjë, tjetrën e plagos: Mu errën sytë…”

  1. ti je kaur,haje derrin megjith kocka says:

    serb e grek rrace kanibalesh

  2. Z says:

    Nuk ka ndonje gje kundra ketij informacioni, por une s’kam pare asnje lajm te tille ne media te Kosoves. Plus s’e marr vesh pse nxirret nje fotografi e tabeles rrugore ku qartazi eshte hequr emri ne shqip.Te presim te konfirmohet njehere e pastaj nxirreni. Nese nxirrni lajme nga portale serbe, shansi te jete genjeshter eshte 50% me 50%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje