La Liga/ Reali bie në “Mestalla”, mposhtet nga Valencia

22 Shkurt 2017, 20:56Sport TEMA

Valencia ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Realit e Madrid në sfidën e prapambetur të kampionatit spanjoll.

Një hap fals ky për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zindane, duke mos arritur dot që të thellojë distancën në krye të klasifikimit.

90-minutat e zhvilluara në “Mestalla”, ishin mjaft emocionuese ku të dyja skuadrat dhuruan spektakël për gjithë tifozët.

Valencia arriti që të shënojë dy gola shumë të shpejtë në harkun e 10-minutave të para të pjesë së parë, ku në minutën e 5-të sulmuesi Italian Simone Zaza zhbllkon rezultatin.

Pas katër minutash Fabian Orellana shënon dhe golin e dytë për skuadrën e tij, ndërsa Reali shkurtoi diferencat në minutën e 44-të me anë të Cristiano Ronaldos.

Pas kësaj humbje Reali vijon të mbajë vendin e parë me 52-pikë, por që prap një ndeshje më pak, ndërsa Valencia pozicionohet në vendin e 14-të me 26-pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje