Real Madridi ka vënë në shënjestër mesfushorin e skuadrës së Juventusit, Miralem Pjanic.
Sipas asaj që shkruan Fichajes.com, madrilenët janë duke menduar të ofrojnë njërin nga Isco ose James Rodriguez, për të marrë shërbimet e boshnjakut.
Lojtari këtë vit ka arritur që të shkëlqekë me fanellën e bardhezinjve duke bërë paraqitje mjaft të mira.
Pjanic ka zhvilluar 29-ndeshje me “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë nëntë asiste.
Kjo ka bërë që Reali i Madrid të piketojë mesfushorin për ta transferuar në “Santiago Bernabeo”.