Refik Halili: Nuk largohem, sezonin e ardhshëm do të jemi më të mirë

22 Shkurt 2017, 12:41Sport TEMA

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në një pronocim për mediat gjatë prezantimit të fanellave të reja të kombëtares shqiptare ka folur për disa çështje rreth klubit të tij.

Halili u shpreh se pavarsisht polemikave të tifozave ai nuk do të largohet nga drejtimi i Tiranës duke theksuar.

“Kemi filluar që tani negociatat që në vitin e ardhshëm të bëjmë një sezon më të mirë se ky aktual. Unë nuk kam problem, jam njeri i qetë dhe kam ruajtur qetësinë. Kam dhe unë dhimbjet e mia, por nëse je pranë tifozëve është kënaqesi.”

Ndërsa i pyetur për humbjen në derbi, numri një i bardhebluve u shpreh se shpreson që gjërat të rregullohen në të ardhmen dhe arbitrat të mos gabojnë.

“Është ndeshje e rëndësishme për të gjithë, si për tifozët dhe për ne. E përjetojmë jo mirë kur humbim, gëzohemi kur fitojmë. U bë kohë e gjatë që s’po dalim aty ku duhet dhe për këtë kanë ndikuar shume faktorë. Shpresojmë në të ardhmen të rregullohen gjërat dhe të ketë drejtësi më të madhe nga drejtuesit e Federatës dhe arbitrat” tha Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje