Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar paraditen e sotme fanellat e reja të kombëtares shqipare.
Në një ceremoni të zhvilluar në hotel “Plaza”, ku të pranishëm ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, përfaqësues të medias dhe sportit, fanella e re është dizenjuar sërish nga firma e njohu “Macron”.
Uniforma e re do të vishet që në ndeshjen e rradhës që do të jete kundër Italisë me datë 24-mars ne Palermo.
Kjo fanellë zëvëndëson atë të kampionatit europian e cilësuar me emrin “Triumf”, që ishte e vlefshme vetëm për ndeshjet e “Euro 2016” qe u zhvillua ne France./f.b