Klubi i Korabit ka penalizuar pa afat katër lojtarë kryesorë të skuadrës së tyre Arjan Sheta, Miroslav Vujadinoviç, Emiliano Çela dhe Alfred Zefi.
Përmes një njoftimi për shtyp klubi veriore thekson se tre lojtarët, Sheta, Vujadinovic dhe Cela ka trukuar disa ndeshje, ku dhe do të paraqesë pranë Komisionit të Etikës për të nisur hetimet duke iu referuar veprimeve të futbollistëve në fjalë.
Ndërsa, Zefi është dënuar me gjobë për shkak të gjestit anti-sportiv që bëri në ndeshjen kundër Luftëtarit.
Njoftimi i plotë i Korabit.
KF Korabi njofton publikisht masat displinore të marra për katër lojtarët e skuadrës.
Arjan Sheta, Miroslav Vujadinoviç dhe Emiliano Çela janë dënuar me masë ndëshkimore pezullim pa afat dhe gjobë nga ana e klubit. Pas një mbledhje të zhvilluar nga drejtuesit dhe stafit teknik u bë një analizë teknike duke u mbështetur dhe në pamjet filmike, nga e cila KF Korabi beson që tre lojtarët e sipërpërmendur kanë toleruar në ndeshjet e zhvilluara për gjatë gjithë këtij sezoni. Klubi i Korabit bën me dije që do të depozitojë një dosje së bashku me pamjet filmike pranë Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për të nisur hetimet duke iu referuar veprimeve të futbollistëve në fjalë.
Një tjetër çështje është diskutuar sot në mbledhje për lojtarin Alfred Zefi. Për të u vendos të merret masë ndëshkimore, ku është dënuar me gjobë pasi Komisioni i Etikës e pezulloi 5 (pesë) ndeshje për gjestin antisportiv në sfidën ndaj Luftëtarit. Veprimi i tij në këtë moment të vështirë të skuadrës konsiderohet si thyerje e rregullave të vendosur nga klubi.