FSHF zyrtarizon kalendarin e javës së 23-të, Kukësi-Partizani luhet të dielën

21 Shkurt 2017, 15:46Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e javës së 23-të të Kategorisë Superiore.

Java e 23-të do të nistë të shtunën në orën 14:00 me dy ndeshjet e para të cilat do të jenë Luftëtari-Lacci dhe Teuta-Skëndërbeu.

Ndërsa në orën 17:00 po ditën e shtunë do të luhet sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Skëndërbeut që do të zhvillohet në orën 17:00.

Ndërkohë, të dielën në orën 14:00 do të luhet supersfida kryesore e javës së 23-të ku do të përballen dy rivelet direkt për titullin kampion Kukësi dhe Partizni, sfidë që do të luhet në “Zeqir Ymeri”.

Java do të mbyllet me takimin e fundit Tirana-Flamurtari në orën 17:00.

 Të shtunën

Luftëtari-Laçi 14:00

Teuta-Korabi 14:00

Vllaznia-Skënderbeu 17:00

Të dielën

Kukësi-Partizani 14:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje