Ekuban: Këpuca e Artë? Preferoj titullin kampion

20 Shkurt 2017, 20:57Sport TEMA

Autori i golit të fitores së Partizanit në derbi, Kaleb Ekuban, është shfaqur mjaft entuziast pas këtij triumfi.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, bomberi i Partizanit tha se synimi i skuadrës është fitimi i titullit kampion.

“Është diçka e bukur dhe nëse i keni parë filmimet nuk pata mundësi të festoj sepse kam vrapuar drejt tifozëve të cilët kanë qenë të shumtë në numër që nga fillimi i sezonit. Pas fitoreve, ndonjëherë qeras unë ndonjëherë skuadra dhe kur shënoj unë ka shënuar Partizani sepse ne jemi një grup Sa për këpucën e artë, është trofe personal dhe unë preferoj të fitojmë kampionatin më shumë sesa këpuca e artë.”

Sulmuesi foli dhe për sfidën e javës së ardhshme që do të jetë përballë një rivali të drejtpërdret për titullin.

“Unë do shkoj në Kukës për të fituar për ekipin tim dhe sigurisht do më pëlqente të shënoja” përfundoi Ekuban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje