Armando Sadiku në formacionin më të mirë të javës

20 Shkurt 2017, 15:22Sport TEMA

Armando Sadiku është bërë menjëherë protagonist në superligën zviceriane që pas transferimit tek Lugano.

Me golin e djeshëm në sfidën kundër Vaduzit, sulmuesi i kombëtares shqiptare i dha një pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij që drejtohet nga ish zevendes trajneri i shqiperisePaulo Tramezzani.

Kjo performancë mjaft e mirë e bomberit kuqezi ka bërë që e përditshmja zviceriane “Blick” ta përfshijë Sadikun në formacionin më të mirë të javës.

“Realizon me gjoks, për një pikë të Luganos”, shkruan e përditshmja zvicerane.

Sadiku është kthyer menjëherë në një lojtarë shumë të rëndësishëm për Luganon e cila objektiv ka mbijetesën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje