Skëndërbeu ka mundur pa probleme në fushën e saj skuadrën e Luftëtarit, në sfidën e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.
Korcarët fituan me rezultatin e pastër 3-0, duke arritur që të dominojnë ndeshjen përballë bluzinjve që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
Kampionë në fuqi të shqipërisë arritën që ta zhbllokojnë ndeshjen që në minutën e 25-të me anë të mesfushorit Gjergji Muzaka që shënoi golin e tij të parë për këtë sezon me fanellën bardhekuqe.
Dyfishimi i shifrave erdhi pas 11-minutave në të 36-tën me talentin Lirdon Latifi.
Goli i tretë për vendasit u ralizua nga mbrojtësi Radas ne pjesen e dyte, që shënoi një gol spektakolar nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Luftëtarit të reagojë.
Me këtë fitore Skëndërbeu mban vendin e dytë me 44-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, në sfida tjetër mes Flamurtarit dhe Teutës u mbyll me fitoren e durrsakëve.
Sfida e zhvilluar në Vlorë përfundoi me rezultatin e ngushtë 0-1, në favor të skuadrës së drejtuar nga Gugash Magani, të cilet marrin një tre pikësh shumë të rëndësishëm në këtë transfertë.
Autori i golit për Teutën ishte Cmajcanin në minutën e 93-të.
Kjo ishte dhe ndeshja e parë për trajnerin e ri të Flamurtarit, Shpëtim Duro, në krye të kuqezinjve duke e nisur aventuren me kete ekip në mënyrën më të keqe.
Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet ditën e nesërme me ndeshjet Laci-Kukësi dhe derbi Partizani-Tirana./f.b
Sa here fiton Skenderbeu, aq here i kruhet fort marmida Erjon Braces, nga topat e Demit. E mo miushi yne parlamentar byce, ke ndonje koment apo po pret neser ekipin e Tirones te te heqe ndonje maje tjeter?