Seria A/ Napoli i Hysajt mund pa probleme Kievon

19 Shkurt 2017, 17:18Sport TEMA

Napoli i Elseid Hysaj ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër skuadrës së Kievos.

Napolitanët e drejtuar nga Sarri fituan me rezultatin 3-1, në një sfidë të cilën e dominuan gjatë gjithë 90-minutave.

Miqtë arritën që të shënonin dy gola në pjesën e parë me anë të Lorenco Insinje në minutën e 31-të dhe Marek Hamshik në minutën e 38-të.

Në pjesën Napoli shënoi dhe golin e tretë në minutën e  58-të me anë të Zielinski.

Reagimi i Kiveos erdhi në minutën e 72-të me Meggiorini që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë takim.

Në këtë sfidë u aktivizua për 90-minuta dhe mbrojtësi i kombëtare shqiptare Elseid Hysaj që zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

Rezultatet e Serisë A.

Bologna 0-1 Inter

Kievo 1-3 Napoli

Pescara 5-0 Genoa

Sampdoria 1-1 Cagliari

Udineze 1-2 Sassuolo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje