Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar sërish ditën e sotme për skuadrën e tij Lugano në sfidën kundër Vaduzit në transfertë.
Sadiku shënoi në minutën e 65-të të pjesës së dytë, duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Paulo Tramezzani.
Ky është goli i dytë për bomberin kuqezi që pas transferimit tek Lugano në muajin janar duke u kthyer menjëherë në një lojtarë mjaft të rëndësishëm për ekipin zvicerian.
Pas këtij barazimi Lugano renditet në vëndin e shtatë me 22-pikë të grumbulluara.