Partizani mbyll përgatitjet, i plotë në derbi

19 Shkurt 2017, 18:08Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën ndaj Tiranës e cila do të mbyll takimet e javës së 22- të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë kanë zhvilluar seancën e fundit pasditen e sotme në orën 16:00, nëpërmjet së cilës traineri Starova dhe stafi teknik kanë testuar për herë të fundit gjendjen e lojtarëve në prag të takimit të së hënës.

Për këtë përballje traineri Starova do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët pasi nuk vuan asnjë dëmtim apo skualifikim. Pas seancës skuadra i është drejtuar hotelit ku vijon të qëndrojë e grumbulluar.

Takimi Partizani-Tirana do të luhet të hënën ora 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje