Mbrojtësi i Juventusit Dani Alves, ka sulmuar drejtuesit e Barcelonës
Mbrojtësi brazilian, i cili gjatë verës së shkuar u transferua nga Barcelona tek Juventusi si lojtar i lire, ka sulmuar drjetuesit e ish skuadrës së tij për mënyrën se si e larguan.
“Më pëlqen kur njerëzit më duan, por kurrsesi nuk mund të qëndroj në një ambient ku nuk më duan. Gjatë tre sezoneve të fundit te Barcelona, flitej gjithmonë për një largim timin të mundshëm, por asnjë nga drejtuesit nuk erdhi dhe të ma thoshte në sy”,tha Alves.
“Nuk treguan respekt ndaj meje, por u sollën pa respekt dhe mirënjohje. Erdhën dhe më ofruar rinovimin e kontratës vetëm pasi FIFA u bllokoi transferimet. Në këtë situatë vendosa ta rinovoja kontratën, por me një klauzolë që në fund të sezonit do të isha lojtar i lirë. Njerëzit të cilët e drejtojnë Barcelonën nuk kanë asnjë ide se si për të trajtuar lojtarët e tyre”përfundoi mbrojtësi bardhezi.