Presidenti i Barcelonës i jep besim të plotë Luis Enrikes

20 Shkurt 2017, 13:04Sport TEMA

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar se klubi ka besim të plotë tek trajneri Luis Enriquen

Humbja e thellë e pësuar kundër PSG-së në “Uefa Champions League” lëkundi pozitat e Enrikes në krye të stolit katalanas ku është përfolur për një largim të tijin në fund të sezonit.

Por, është vetë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, që i ka dhënë mbështetje trajnerit spanjoll.

“Ne kemi rënë dakord me të kohë më parë se ne do të flisnim për vazhdimin e kontratës në prill. Tani është koha për t’u përqendruar tek ndeshjet e rradhës. Luis Enrique është trajneri që ne duam, ai është duke bërë një punë fantastike, dhe me përjashtim të Parisit, ne jemi të kënaqur me rezultatet”, u shpre Bartomeu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje