Partizani, Starova: Ishim të mobilizuar për fitore. Ne dhe “Guerrilsat” po lufojmë të vetëm

20 Shkurt 2017, 20:42Sport TEMA

Trajneri i Partizanit ka folur pas fitores në derbi kundër Tiranës.

Në një prononcim për “Supersport” tekniku i 15-herë kampionëve të vendit u shpreh mjaft i lumtur për këtë sukses.

Gjithashtu, Starova theksoi se skuadra e tij së bashku me tifozat po luftojnë të vetëm.

“Derbi dihet se çfarë prodhon, tension dhe mbi mobilizim. Ishim më të mobilizuar pasi Tirana kishte vetëm derbin ndërsa ne ishim në presion. Arritëm dhe u munduam të menaxhojmë lojën nëpërmjet kundërsulmit. Mospërqëndrim i cili nuk ka ndodhur që ne të shpërdorojmë dhe kjo sipas mendimit tim është mprodhimi i tepërt i dëshirës së madhe për të fituar por kjo nuk zgjati shumë dhe ne e morëm situatën në kontroll. Sa për Mazrekaj, ai është kërcënim serioz për kundërshtarët, ndërsa Vila ishte thjesht një lëvizje taktike. Duke përjashtuar ndeshjen me Luftëtarin ku skuadra udhëton dy herë në transfertë dhe kishim mbi 40 përqind mungesa dhe u ndëshkuam. Nuk i përsëritemi më asaj ndeshje sepse kemi pësuar por nuk mbaj mend ndonjë ndeshje tjetër dhe pse derbi sishte brillant, por unë do thoja që kemi një moment vështirësie dhe më pas lojën e prodhuam ne ndaj një kundërshtari që nuk ka çfarë humb. Sa për ndeshjen e sotme nuk mund të prodhonim lojë në një fushë të tillë pasi ky tapet nuk të lejon të shfaqësh vlerat, nuk është aspak i përshtatshëm, Ne dhe Guerrilsat po lufojmë të vetëm”, përfundoi Starova.

 

1 komente në “Partizani, Starova: Ishim të mobilizuar për fitore. Ne dhe “Guerrilsat” po lufojmë të vetëm”

  1. tironci i kuq says:

    Si duket Stadiumi Dinamo nga tarraca e Xhomllikut ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje