Demi: Tirana nuk fiton derbi sa të jem unë? Ishte shaka, po tani…

21 Shkurt 2017, 15:37Sport TEMA

Pas fitores 2-0 në derbin e 8 dhjetorit, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, u shpreh për “Panorama Sport” se sa të ishte ai në krye të “demave”, Tirana nuk do të fitonte asnjë takim.

Presidenti i të kuqve së fundmi thotë se asokohe e ka thënë me shaka, por ecuria e skuadrës në derbi po e kthen në të vërtetë premtimin e tij. Pas ndeshjes, Demi ishte shumë i kënaqur duke i rezervuar një përshëndetje speciale nga tribuna VIP ekipit, por kryesisht trajnerit Starova.

Për “Panorama Sport” presidenti i të kuqve u shpreh: “Shprehjen se sa të jem unë president i Partizanit, Tirana nuk fiton asnjë derbi e thashë me shaka asokohe. Por duke parë ecurinë, ajo po bëhet realitet, aq më shumë me fitoren e fundit ndaj tyre. Gjithsesi nuk ka vend për shumë entuziazëm, pasi për ne ishte një sukses i radhës që vlen tri pikë.

Pra është trepikëshi i radhës që na mban në garën për titullin kampion. Ia keni marrë dorën Tiranës? Ishte një ndeshje e luftuar kjo e fundit, por arritëm ta fitojmë, kjo ka rëndësi për ne. Tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës me Kukësin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje