Milan, 130 mln Euro për merkaton nga kinezët

21 Shkurt 2017, 17:19Sport TEMA

Dita e shumëpritur për të gjithë tifozët e Milanit po afron. Pas një jave klubi kuqezi do të kalojë zyrtarisht nga duart e Silvio Berlusconit te investitorët e rinj kinezë të cilët janë pjesë e grupit Sino Europe Sports.  Por pikërisht nga kinezët vjen edhe një surprizë e ëmbël për fansat e 7-herë kampionëve të Europës dhe mbi të gjitha për skuadrën kuqezi.

Por këtyre 30 milionëve do tu shtohen pikërisht 100 milionë Euro të tjera në mënyrë që drejtori i përgjithshëm Marco Fassonne dhe drejtori sportiv Mirabelli të kenë mundësi të afrojnë në skuadër disa lojtarë lojtarë cilësorë për të përforcuar grupin që ka aktualisht në dispozicion trajneri Montella. Me 130 milionë Euro buxhet për merkaton e verës drejtuesit e Milanit do të tentojnë të afrojnë në ekip emra të tillë si Balde Keita i Lazios, Kessie i Atalantës, Schick i Sampdorias, Bernardeschi i Fiorentinës por dy talentet e Borussia Moenchengladbach, Dahoud për të cilin po lëviz Borussia e Dortmundit dhe Kramer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje