Juventusi dënon mbrojtësin Leonardo Bonuçi

21 Shkurt 2017, 21:40Sport TEMA

Leonardo Bonuçi do ta shikojë nga tribuna ndeshjen mes Portos e Juventusit e vlefshme për “Uefa Champions League”.

Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, nuk do të luajë kundër Portos, që zhvillohet në “Estadio do Dragao” të mërkurën.

Pavarësisht se italiani është ftuar nga Massimiliano Allegri për këtë ndeshje, ai nuk do të jetë në skuadër.

Drejtuesit e kampionëve të italisë e kanë dënuar Bonucin, pas veprimeve që bëri në fundjavë, ku edhe ofendoi, Allegrin dhe tani lajmin për largimin e tij nga skuadra e ka konfirmuar vetë trajneri.

“Bonuçi nuk do të jetë në skuadër nesër. Ky vendim është marr për shkak të respektit për ekipin, tifozët dhe shoqërinë. Çështja është e mbyllur”, ka thënë Allegri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje