Kur mbetet diçka më pak se një muaj nga sfida mes Italisë dhe Shqipërisë, italianët pranojnë se vendimi për ta zhvilluar këtë përballje në Palermo nuk është i rastësishëm.
Sipas menaxherit të përfaqësueses “Axurre”, Gabriele Oriali, arsyeja për ta çuar duelin e 24 marsit në stadiumin “Renzo Barbera” ka të bëjë me mbështetjen që ekipi i tyre do të marrë nga tifozët sicilianë.
“Një thirrje për publikun se pse duhet të mbushë shkallët e stadiumit? Nuk besoj se ka nevojë, pasi kombëtarja jonë ka pasur gjithnjë mbështetje kur ka luajtur në ‘Barbera’. Zgjedhja e Palermos u bë edhe për këtë arsye”, ka deklaruar Oriali për mediat siciliane, shkruan Panorama Sport.
njidhoj plot me shqiptar do te jet.