Jahmir Hyka ka nisur aventurën e tij në amerike ku është prezantuar tek skuadra e tij e re San Joze Earthquakes.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë i pranishëm në abientet e klubit të tij të ri, ku ka parë nga afër ambientet stadiumin dhe pozuar me fanellën e re me numërin 10-të.
“Ai është këtu! Jahmir hyka mbikëqyr shtëpinë e tij të re për herë të pare” shkruhet në postimin e klubit San Joze Earthquakes.
Hyka u transferuar tek skuadra amerikane nga ekipi i Luzernës i superligës zviceriane.