Ministria e Energjisë ka reaguar sërish për protestën e banorëve të Zharrëzit.
Ajo ka bërë me dije masat e marra.
Njoftimi i Ministrisë së Energjisë:
Në kuadër të transparencës ndaj medias dhe opinionit publik, Ministria e Energjisë dhe Industrisë informon sa vijon lidhur me zhvillimet më të fundit referuar çështjes së protestës dhe grevës së banorëve të fshatit Zharrëz.
Ditën e djeshme, datë 21.02.2017, në Bashkinë Patos, zv.ministri Ilir Bejtja, prefekti Bushaj, kryebashkiakja Balilaj dhe deputetja Dhima pritën në një takim përfaqësues të komunitetit dhe protestuesve të Zharrëzës me të cilët diskutuan mbi situatën e krijuar nga lëkundjet në këtë zonë në periudhën Nëntor-Dhjetor 2016.
Në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit të Punës Ndërministror të ngritur nga Kryeministri, z.Bejtja ju ka komunikuar pjesëmarrësve masat e marra dhe ato që po ndërmerren për zgjidhjen e problemeve të konstatuara prej banorëve. Në përfundim të diskutimeve, përfaqësuesit e komunitetit ranë dakord të ndërpritet greva dhe të bashkëpunojnë për përmbushjen e masave me sukses.
Konkretisht: