Ministri grek i punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka paralajmëruar Turqinë të bëjë kujdes dhe të mos shkelë vijën e kuqe të Athinës, duke i kujtuar liderëve turq se Greqia nuk është as Siria dhe as Iraku.
Ministri grek, në një intervistë për Televizioni Skai, tha se Turqia pothuajse e shkeli vijën e kuqe të Athinës përgjatë javës së fundit kur anijet turke kishin qëlluar në ujërat territoriale të Greqisë, në lindje të ishullit Farmakonisi, si dhe ditën e djeshme kur një anije e rojës bregdetare u afrua deri në dy metra pranë ishujve Imia, të diskutuar mes dy vendeve.
“Disa njerëz në Turqi mendojnë se Greqia mund të bëhet si Siria apo Iraku. Loja që ata luajtën në Farmakonisi është një dhunim serioz i të drejtës ndërkombëtare dhe mendoj se ata duhet ta dinë se ne nuk do të jemi gjithmonë tolerues, se përgjigjja jonë nuk do jetë si ajo që dhamë, do të jetë shumë më e ashpër,” tha ministri i Jashtëm.
Kotzias tha se Greqia kishte komunikuar me të gjitha fuqitë e mëdha në planet dhe kishte informuar të gjitha organizatat ndërkombëtare lidhur me shkeljen e ujërave territoriale dhe sjelljen e turqve.
Një ditë më parë, tensioni mes dy vendeve fqinje shënoi rritje pasi dy luftanije greke dhe turke u vunë ballë për ballë 100 metra larg njëra-tjetrës.
Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive.
Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk.
Situata mes dy fqinjëve u acarua sërish këtë vit, pasi më 29 Janar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke lundroi me anije rreth ishujve, ndërsa menjëherë më pas, Ministri grek i Mbrojtjes fluturoi afër ishujve dhe hodhi kurora në det në nderim të ushtarëve grekë të vrarë në vitin 1996.
Hahaha …ja foli dhe ky thesi me mut gerrk. Po pikerisht sepse nuk jeni Siria dhe Iraku , tall bythen turku. Hajde me mollaqe te forta fqinj te dashur. Kthejeni dhimbjen ne force. Populli me kurve i Evropes.
bravo greqia keshtu beja..mos ja mer me ne goje..tashi hiqi breket dhe bej qef te pakten
I mbushen breket grekqirat si 20 vjet me pare hahaha.kane njeftuar gjithe shtetet e planetit Hahaha keta vetem me ne behen trima
undefined