Tek Barcelona e kanë gati pasardhësin e Lionel Messit.
Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar Jordi Mboula e cili po mahnit me paraqitjet e tij tek academia e Barcelonës.
Sulmuesi i krahut është tek Barcelona që nga viti 2010 dhe e ka prezantuar veten para botës me një gol të jashtëzakonshëm, të shënuar ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve, për të rinj, shkruan Marca.
Pas epokës së Lionel Messit, ekipin blaugrana në duar pritet t’i merr reprezentuesi U-19 i Spanjës, i cili është një lojtar që premton shumë.