Ylli i Chelsea në “radarin” e kampionëve të Europës

23 Shkurt 2017, 18:08Sport TEMA

Reali i Madridit ka rikthyer sërish interesimin për lojtarin e skuadrës së Chelsea Eden Hazard.

Lajmi është raportuar nga tabloidi britanik “Daily Ekspress” e cila shkruan se klubi madrilen kërkon të transferojë gjatë merkatos së verës në “Santiago Bernabeo” yllin e “Bluve të Londrës”.

Sipas kësaj të përditshme të dyja palët kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të Hazard tek Reali në verë.

26-vjeçari është një ndër lojtarët më të mirë në “Premier League” ku në 162-ndeshje me Chelsean ka arritur që të shënojë 51-gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje