Bomberi Kosovar, Besart Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunajki në ndeshjen e 24 marsit ndaj Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror”Rusi 2018”
Në një prononcim te dhene për mediat sulmuesi më i mirë i kampionatit australian, është shprehur mjaft i lumtur për këtë debutim me fanellën e Kosovës.
Berisha shpreson që të japë kontributin e tij që Kosova të marrë fitoren e parë në eliminatore.
“Shpresoj që të kem një periudhë të mirë. Është ndeshja ime e parë me Kosovën dhe kam vendosur t’i bashkohem kësaj Përfaqësueseje” tha Besart Berisha.