Ekspozita e Ramës në Firence mbledh politikanë dhe artistë. Rama mungoi

24 Shkurt 2017, 21:31Kulturë TEMA

Është hapur këtë te premte, në Galerinë e mirënjohur të artit “Eduardo Secci” në Firence, ekspozita personale e kryeministrit Edi Rama.

Dritare.net mësoi se  kryeministri nuk ishte i pranishëm në inagurim, megjithëse ishte parashikuar prania e tij dhe biseda me kritikë e njohës arti.

Ai ka qenë në Vlorë, dhe ndërsa çelej expo e tij në Firence, po jepte një intervistë, në TV Vlora, për të ardhmen e qytetit, ku është dhe duket se do të vazhdojë të jetë deputet.

Gazetarja Evi Reci, sjell eskluzivisht për dritare.net, disa detaje nga mbrëmja fiorentinase e artit të Kryeministrit shqiptar.

Ekspozita , që mblodhi për disa orë në galerinë e famshme të Firences, personazhet më në zë të politikës dhe artit italian, përmbante skica, skulptura dhe wallpaper.

Dukej se në atë hapesirë, ishte transferuar atmosfera e zyrës së kryeministrit nga Tirana në Firence.

Në galeri ishte ekspozuar një seri e tërë e “Doodles” e prodhuar nga viti 2000-2012.

12 vite art i Ramës, do të jetë deri në prill i ekspozuar në Firence.

Më herët në një komunikatë për shtyp, vetë Galeria cilësonte se: “Galeria Eduardo Secci” është e lumtur të shfaqë ekspozitën personale të Edi Ramës, artistit dhe kryeministrit shqiptar.

Ai është një personalitet politik i cili  jo vetëm i është përkushtuar rimëkëmbjes ekonomike të vendit të tij, pas vitesh krize, mbas rënies së komunizmit, por e bën këtë falë ndjeshmërisë së fortë artistike”.

3 komente në “Ekspozita e Ramës në Firence mbledh politikanë dhe artistë. Rama mungoi”

  1. Krio says:

    Mblidheni Lulushin Aurela. Keshtu shkroi Bledi Mane

  2. deni says:

    Kete PS e beri jo vetem kryeminister, por edhe piktor.

  3. maximus says:

    imagjinoni saliun , se ç’mund te beje tani, eshte duke ngrene thonjte e tij nga inati dhe xhelozia, dhe kush e di se ç’mendon dhe mallkon me veten e tij; po kush i pelqen keto zhgaravinat e tij xhanen, kjo pyetje e mundon prej kohesh SALIUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje