Në një bashkëbisedim me analistët Shpëtim dhe Mentor Nazarko, vetëm dy muaj para ndarjes nga kjo jetë, shihni shkrimtarin Dritëro Agolli ashtu si nuk e keni parë.
Video është bërë në banesën e tij, vetëm pak pasi ai mbushi 85-vjeç, teksa bisedon së bashku me vëllezërit Nazarko; Kali, apo gomari, cili është më i zgjuar”, publikuar në “Konica.al”.
“85 vjet mbusha tani, nuk kam parë gomar që të shtypë makina, ke parë ti, edhe punëtor i madh është, po nuk lavdërohet”- thotë Agolli.
Ai tregon një episode nga e shkuara, teksa ka parë të ngordhë kalin në shtëpinë e të atit të tij.
“Ikonë kali mund të jetë për mua, kali qan kur ndjen se i vjen vdekja. Më kujtohet te im atë, qante kali, ishte shtrirë, e kam vjershë këtë”- thotë ai, duke shtuar se kur e kanë pyetur ‘nëse kthehesh qenie tjetër, unë kam thënë kali”.
Ky eshte gjenu i vendit? Pika qe s’ju bie!
Vjersha kane shkruar edhe poete te tjere, madje me te mira se te Agolllit, por nuk kemi pare ti behen gjithe keto “hosannah” mbas vdekjes.. Nuk paska Shqiperia lajme me te rendesishme se sa “zgjuarsia e kalit apo e gomarit”?
As kalin as gomarin.
Po te jete per te zgjedhur,me mire zgjidhe Kryepiskopin Janullatus se ke per te rrojt gjithe jeten.
Dritero nje eshte! Nuk mund ta injoroni…