VIDEO/ Humori me Nicole Kidman: Duartroket si fokë…

27 Shkurt 2017, 12:31Lifestyle TEMA
VIDEO/ Humori me Nicole Kidman: Duartroket si fokë…

Nicole Kidman habiti me fustanin e saj Armani Prive në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, por vëmendja e rrjeteve sociale shkoi te duartrokitja e saj.

Aktorja e famshme u kap nga kamerat duke duartrokitur në mënyrë të çuditshme dhe 49-vjeçarja nuk u fal nga komentuesit në Tëitter.

“Pse Nicole Kidman duartroket ashtu? E çuditshme. Duartrokit si njeri normal”, thotë njëri prej komentuesve. Ndërsa një tjetër shkruan se ajo i përplas duart si fokë.

Nicole Kidman ishte e nominuar si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin “Lion”, por çmimi shkoi për Viola Davis. Kidman ka fituar Oscar si aktorja më e mirë në vitin 2003, për interpretimin në filmin “The Hours”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje