Ushtria e Kosovës nuk mund të formohet pa votat e pakicës serbe

28 Shkurt 2017, 18:10Rajoni TEMA

Forcat e Armatosura të Kosovës nuk mund të formohen pa votat e pakicës serbe.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se vet Kushtetuta e Kosovës, e cila deputetëve të komunitetit pakicë serbë u jep të drejtën e votës së dyfishët, pa të cilën nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese, është sajuar në koordinim dhe në kooperim me faktorin ndërkombëtar.

Nisur nga kjo, sipas tij, zgjidhja për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, duhet gjetur në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

“Ne në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërmarrim ndonjë vendim apo vendim unilateral, por gjithsesi veprimet tona duhet t’i koordinojmë me faktorin ndërkombëtar dhe kur është gjetur së bashku me ta zgjidhje për shumë probleme të natyrave të ndryshme, besoj që do të gjejmë zgjidhje edhe në situatën e tillë që jemi, respektivisht edhe për çështjen që ka të bëjë me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”.

1 komente në “Ushtria e Kosovës nuk mund të formohet pa votat e pakicës serbe”

  1. vang says:

    A nuk ber thirrje Moghegrini per shtimin e buxhetit nga qeverite Europiane per mbrojtjen dhe forcimin e Europes? Ne kete vazhde qeveria e Kosoves e ka rrugen e hapur ta beje propozimin per krijimin e ushtrise ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje