Maqedoni, kundërpërgjigjet Zaev: Ivanov krijon krizë kushtetuese, vendimi në shërbim të Gruevskit

1 Mars 2017, 18:59Rajoni TEMA

Lideri i LSDM-së  Zoran  Zaev e cilëson vendimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për revokimin e mandatit  si të rrezikshëm për kushtetutën e vendit. Ai thotë se vendimi i  kreut të shtetit krijon krizë kushtetuese.

Më tej ai thotë se deklarata e bërë nga ana e Ivanov është në funksion të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Gjatë një deklarate për shtyp ai i bën thirrje presidentit që të  tërheqë pas deklaratën e bërë dhe të dorëzojë mandatin.

Më herët presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, u shpreh se nuk do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev për shkak  të pranimit të platformës shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje