Sekuestrohet gomonia në Vlorë, tentoi trafikun e lëndëve narkotike

1 Mars 2017, 18:15Kronika TEMA

Një gomone u bllokua në zonën pranë kepit të Gjuhzës në Vlorë.

Policia sekuestroi mjeti lundrues ERA III, me pronar A.H, 47 vjeç, lindur dhe banus ne Vlorë.

Mbi bazën e informacioneve të marrë më parë Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Vlorë, Delta Forcë dhe Guardia di Financën bënë të mundur parandalimin e një tentative për trafikim të lëndeve narkotike në drejtim të Italisë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti lundrues me gjatësi 5.6 m dhe gjerësi 2.2 m, me një motorr Yamah 90 hp dhe një motorr Yamah  9hp, ka dalë pa leje nga zona e Orikumit dhe mjeti nuk është i pajisur me certifikatë nga policia kufitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje