Shefja e diplomacisë në BE, Federica Mogherini mbërriti sot në Shkup ku u takua me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ndërsa situata në vend është e tensionuar pas vendimit të presidentit Gjeorgje Ivanov.
Pas problemeve që pati avioni për t’u ulur në Sarajevë për shkak të motit të keq, Mogherini u ndal në kryeqytetin maqedonas.
Lideri i BDI shkroi në “Facebook” se Kriza ndërinstitucionale nuk do të kthehet në krizë ndëretnike. “Për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BE-në, NATO-në dhe SHBA-në. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona”, shkoi Ahmeti.
Ai shkruan më tej se Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen konstruktive në këtë krizë të rëndë. “Mogherini theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë”.