Sputnik: Ivanov dhe Gruevski refuzojnë SHBA-në e BE-në, firmosin luftën me shqiptarët!

2 Mars 2017, 09:19Rajoni TEMA

Vetëm dy minuta pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgji Ivanov për të mos i dhënë mandatin e kryeministrit Zoran Zaev, Sputniku rus e ka dhënë lajmin ndër të parët duke i dhënë një peshë të madhe pjesës tjetër të deklaratës.

“Rrëzohet platforma e Tiranës” e titullon Sputnik me foton e Zaev që jep edhe lajmin e refuzimit të mandatit.

“Ivanov, i cili nuk është votuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka dhënë dy vendime me dekretin e tij: së pari i ka shpallur luftë shqiptarëve të Maqedonisë dhe së dyti një shteti fqinj si Shqipëria.

Kjo poasi për herë të parë një drejtues i Shkupit zyrtar e thotë troç se nuk do të lejojë një qeveri që i ka shqiptarët partner. Po çdo të ndodhë pas kësaj?

Padyshim ka vetëm një rrugë që kanë zgjedhur Ivanov dhe shefi i tij Gruevski: përplasja me shqiptarët. Një ‘Lagje Trimash’ por me përmasa të mëdha. Sot ka rënë Marrëveshja e Ohrit por edhe Maqedonia në një farë mënyre.

Ivanov ka refuzuar jo një qeveri por shqiptarët në qeveri si subjekt i barabartë. I do vetëm për të ndarë poste por jo plaftorma dhe projekte.

Por ajo që është më e rëndësishme është se Ivanov ka rrëzuar SHBA-në dhe BE-në duke zgjedhur Rusinë.

Vetëm mbrëmë Uashingtoni deklaroi që sot duhet t’i jepet mandate Zaevit. Ivanov e ka refuzuar.

Që sot është hapur një front i ri në Ballkan, një konflikt i ri që pritet të përshkallëzohet nga dita në ditë.

Nëse duhet të ketë paqe, do të duhet që maqedonasit të tërhiqen mbrapsht, gjë që nuk duket se do të ndodhë. Ivanov e Gruevski kanë vendosur për konfliktin. Po shqiptarët çfarë do të bëjnë? Do të zihen me njëri tjetrin? Nuk ka kohë!” , shkruan kështu media ruse Sputnik.

6 komente në “Sputnik: Ivanov dhe Gruevski refuzojnë SHBA-në e BE-në, firmosin luftën me shqiptarët!”

  1. M.Ferruni says:

    Permbylljen e kane bere mjaft domethenese :cfare do te bejne do zonen me njeri tjetrin ? Nuk ka koheeeeee! Kemi kohe qe therrasim poshte tradhetaret brenda Shqiperise ,sepse me ata neper cadra qe mbjellin panik percarje tradheti nga fira ne dite , Shqiperia nuk ndihmon dot veten e saj jo me edhe shqiptaret e trevave te tjera ! Zoti Rama Skenderbeu e arriti bashkimin e shqiptareve dhe fitoi mbi perandorine me te fuqishme te kohes ,por ai e beri kete me dhune ,keshtu e kemi neve me dhune coi ne qeli gjithe tradhetaret e vendit ,Vetem keshtu do mundemi ti dalim zot vetes dhe shqiptareve kudo ndodhen ! Bej detyren qe populli te besoi ! Mos i ler as nje minute me teper keta pacavuret e trotuarit te mbjellin tradheti , cadren mbylle dhe bashke me te edhe pergjegjesit e tradhetise,bejne dhe shqiptaret do bashkohen , beje dhe fuqia jone do rritet ,beje dhe do ngelesh ne histori ! Ska kohe per zvarritje dhe as te shkojme me pas ne 1997!

  2. perkthyesi says:

    O karagjoze maqedonas, kujdes se me shqiptaret nuk i a kane dale burra shume me te fuqishem se ju, e jo nje shtet fantazem, qe lekundet sikur ka poshte vetes nje pllake tektonike!

  3. Tema says:

    Dhe Shqiperia do ishte bere si Maqedonia po te ishte lene ne duart e Berishes.

  4. shushica says:

    Me modesti , e kam theksuar disa dite me pare ……Cadra ka dy funksione …antiveting ..pra ruajtjen e monopolit te pushtetit dhe parase te bandes anarko fashiste anadollake te Berishes dhe….demtimin sa te jete e mundur te arritjeve ne ngritje te kombit shqiptar ne Ballkan , pra pengimin per te bere shtet ne Shqiperi ,pengimin e njohjes nderkombetare te Kosoves dhe ngritjes se Ushtrise kombetare, sabotimin e unitetit te shqiptareve te Maqedonise….harrimin e çeshtjes çame …..Praktikisht mbjellja e kaosit ne Shqiperi eshte ndihma me e madhe qe i jepet interesave ruso serbe ,…E perkthyer ne gjuhen politike kjo do te thote …ju nuk keni shtet normal ne Shqiperi , cfare kerkoni me shume ….
    E vetmja rruge per shkallmimin e klanit te Brishes eshte mobilizim civil i te gjithe qytetareve shqiptare per realizimin e reformes ne drejtesi dhe urgjentisht , krijimi i nje te qendre te djathte moderne ….E pra zoterinj impereditore , mos paguani Saliun , mbeshtetni krijimin e nje force moderne , ndryshe do te pendoheni , por do te jete vone ….

  5. analisti qeros says:

    Shume mire e mbyll sputniku: Shqiëtaret do te zihen me njeri tjetrin. Pikerisht si ne 2 korik kur kulmonin ngjarjet ne Kosove dhe ne Shqiperi shkallmoheshin ambasadat
    Pra nje dore i dirigjon keto ngjarje historike por vetem se kete here luhet me karta te hapura: Veting dhe antoveting. Kusare te veshur me pushet ne Shqiperi (S.B e&) ,ne Maqedoni (Gruevski eK&), ne Bosnje, Mal te zi, dhe petendimit qe simbas shenjave i jane merzitur me ne fund keta capacule te fryre nga pasurija e vene me grabitje dhe tani jane gati te futen ne sqetullat e Putinit dhe pse jo dhe te I.S.I
    I.S.I.S apo djallit me brire

  6. Bardhi Tolabi says:

    Nuk ka Maqedonas,ka vetem sllave ne Maqedoni,te cilet jane Bullgare.Pyetini per gjuhen,eshte e njejta,pyetini per Goce Delcevin,e kene te dy,pyetini per Cirrilin dhe Metodin,i kane te dy.Atehere kur eshte krijuar njeri shtet e kur eshte krijuar tjetri?Bullgaria me 1978-en dhe Maqedonia nga Titua me 1945.Titua,e krijoj per te mos lejuar nje numur te madh Shiptaresh,qe te krijonin Republiken e Kosoves,prandaj i coptoj Shqiptaret dhe krijoj Maqedonine…Shperberja eshte rruga e ketij shteti artificial,midis Shqiperise dhe Bullgarise.Berisha beri krim,duke i leshuar portin e Durrsit ketij palo shteti,kur u bllokua prej Serbise,Bullgarise dhe Greqise,pa i vene kushtin e shtet formimit te ketij shteti prej Shqiptarev dhe sllavev Bullgare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje