Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën.
Zonja Edith Haxhi, ish-zëvendësministrja e jashtme e Sali Berishes, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…
Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vërtetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?! Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm,
bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?! Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat.
Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve.
Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetëra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste. Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”! Shkruani si është e vërteta.
*Bashkim Kopliku, ish-ministri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministri në qeverinë e parë jokomuniste, vitet 1992-94
nuk kuptova cfare shkruan o Batsi ,paske rrjedhur.me duket
Bashkim Kopliku eshte i pari politikan qe lidhi politiken me krimin..
Burrat qe skane patur kurre shami qurresh ne xhep se i fshinin me menge, sot kane shami ne xhep te xhaketes qe nuk e dine se pse e kane
e verteta eshte qe Bujar Mehmeti, i biri Faik Mehmetit dhe Tefta Haxhia-s,kane nje rrumpall biografi qe dhe ato vet nuk e dine si ta shpjegojne,familje partizane-komuniste-te deklasuarish, dhe te degjeneruarish!Kapak i vuri me martesen qe beri me zonjen qe ka per grua!Po ve pasuri mbi kurrizin e fukarenjve duke i nxjerre jasht ne rruge me aferat e ndyra qe bejne!…rendesi ka qe po i vjen fundi dhe te na qerohet nga syte !
Bravo Bashkim, qe nuk ke bere kompromis me keta kriminele te felliqur.Eshte veshtire te jesh njeri.Kompliment Bashkim per qendrimin
Nje vrime ne uje ke bere,o0 Bashkim Kopliku!
Ke llapur kot se asgje nuk ke thene!
Tamam si kalamajte e lagjes dikur qe i hakerreheshin njeri tjetrit se :Do kalosh nga lagja ime,pa do ta shohesh”!
Jep fakte dhe te verteta e jo mufka llapaqenesh!
Te ishte i persekutuar kurre nuk do behej oficer,por u martua me pasaniken dhe tani kerkopn te laje mutin me shurre!
Ky Nishani te na shporret edhe kete muaj qe mos t’ia degjojme as emrin ketij kelyshi fashist te Berishes!
Njeriu me pa dinjitet ne Shqiperi!
Ti haje mutin Osman Gazepit dhe Ver Llapes se kane qene me dinjitoze se ky kellire!
Bujar Nishani ka mbaruar për oficer dhe ka qenë oficer në vitin 90, në fakt ka mbaruar studimet në 88-ën dhe ka filluar punë si pedagog, fiks sipas cv-së të tij marrë nga Wikipedia”Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988″ . Ta merr mendja që të filloje Shkollën e Bashkuar në 84-ën dhe të të mbanin pedagog në Tiranë në 88-ën , dmth ka qenë komunist i devotshëm… të tjerat janë përralla për idiotët nqs ka ende të tillë.
Sa për zj.Edith , e martuar me një turk, normalisht oficer i shërbimit sekret turk, nuk e kuptoj pse duhet të thotë të tilla gjëra në tv… mbase në kuadër të “fake news” apo “bullshit” që janë kaq në modë.
Eshte e qarte qe ne PD ne krye apo ne sherbim te saj nuk pati kurre nje democrat te vertete por vetem kelyshet e komunizmit qe e drodhen me ata te sigurimit te shtetit.Nga doli democrat kelyshi me familje komuniste Lulzim Basha. Vertet ka familje fshatare demokrate??/!!
I bie qe edhe Mero te jete democrat.
–
Pres nga EDVIN rAMA TE DEKOROJE EDHE nISHANIN.
Antikomunist dhe Partia i dha te drejte studimi ne Shkolle te Bashkuar?!
Cfare i japin kesaj per te tymos?! Kjo eshte trape pa tymos…
O Ju qytetare qe shkruani : Bujar Mehmeti (Nishani ) ka mbaruar SHKOLLEN E BASHKUAR ENVER HOXHA .PER OFICER USHTRIE ku ka bere matematike. Fizike .kimi .morfologji. sintakse.ekonomi politike te kapitalit .socialozmit.etj perfshi artin ushtarak te kohes. Tema eshte qe eshte SERVIL E HAJDUT MUTI EJO ATDHETAR.NE GENE.
Gjyshi i “Nishanit” tone, nga nena, ka qene nje nga enveristet me te terbuar ne Durres dhe ka persekutuar shume familje “te deklasuara”. Ndersa Bujar Nishani, dora vete, ka qene ne krye te protestes ushtarake qe u organizua ne vitin 1991, per te rivendosur me dhune dhe me arme bustin e rrexuar te Enver Hoxhes. Pyetni Neritan Ceken qe vajti atehere te Shkolla e Bashkuar per te negociuar me kadetet e Nishanit dhe per te shmangur gjakderdhjen. Po te analizohen nga 91 e deri me sot, ata qe Sali Berisha afroi rreth vetes ne PD, rezultojne pothuajse te gjithe me biografi e familje komuniste dhe bashkepuntore te Sigurimit te shtetit, madje nga komunistet e spiunet me te devotshem dhe me te keqij te asaj kohe, qe u konvertuan papritur ne antikomuniste dhe demokrate te thekur.