Porosia e DASH: Duhet të zbatoni vetingun dhe të luftoni korrupsionin

5 Mars 2017, 17:37Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri duke i bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë reformën në drejtësi në mënyrë që të luftojnë korrupsionin, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Në raportin më të fundit të Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve ka gjithashtu një sërë kritikash përsa i përket trafikut të drogës dhe korrupsionit. “Në korrik të vitit të kaluar, Shqipëria miratoi ndryshime thelbësore në kushtetutën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë, përfshirë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar duke krijuar gjykata të pavarura dhe të monitoruara dhe zyra të posaccme për rastet e korrupsionit në nivel të lartë dhe krimin e organizuar.

Shqipëria duhet ti implementojë në mënyrë efektive këto ligje që të rritet efikasiteti I policisë dhe prokurorëve të fokusuar në korrupsion, pastrim parash dhe krimi ekonomik”­ thuhet në raport

. “Pavarësisht se ka patur disa raste të konfiskimesh për pastrim parashë, numri i hetimeve mbetet i ulët. Në mesin e vitit 2016, 4 raste të tilla u dërguan në gjykatë ndërsa u dënuan 7 persona. Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të luftuar korrupsionin mes zyrtarëve por duhet të vazhdojë të adresojë korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori”­ thuhet në raport.

“Shqipëria mbetet një vend me rrezik për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të lartë dhe institucioneve të dobëta ligjore e qeverisëse. Të ardhurat më të mëdha gjenerojnë nga krime si trafiku I drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore” – thuhet në raport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje