Qafë Thanë, kapet maqedonasi me lëndë narkotike

5 Mars 2017, 11:51Kronika TEMA

Policia kufitare në Qafë thanë arrestoi një shtetas maqedonas pasi u kap me një sasi droge të dyshuar kanabis sativa, të fshehur nëpër paleta druri në rimorkion e një traileri.

Edhe pse sasia e drogës ende nuk është përcaktuar, në pranga ka rënë 40-vjeçari maqedonas, Nikola Damcheski, në mjetin e të cilit tip “Volvo” me targa OH 9622 AB dhe rimorkio OH 0696 AC, kishte paleta druri.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve i goditjes së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe vjen pas një kontrolli rutinë të procesit të skanimit për mjetet që kalojnë pikën kufitare.

Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo palete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike me ngjyrë të zezë, të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje