Punonjësit e doganës në Qafë Thanë kanë evidentuar nje sasi lende narkotike te fshehura ne vazo te vogla mes paletave, ne kamionin me targe OH 0696AC/OH9622AC.
Mjeti ishte nisur transit nga Dogana e Tiranes dhe do te kalonte transit nepermjet Maqedonise me destinacion Hollanden.
Ne piken e daljes ne Doganen e Qafe Thanes kamioni eshte kthyer per skanim nga Dogana, prej nga edhe eshte dyshuar per lenden narkotike.
Pas skanimit, mjeti eshte kthyer nga dogana per kontroll ne vijën e dytë, ku eshte njoftuar policia dhe pas kontrollit eshte zbuluar lenda narkotike e fshehur ne vazo te vogla mes paletave te drurit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale N.C. me shtetësi dhe banues ne Maqedoni, ndersa po vijon me veprime te mëtejshme procedurale.