Terror në Vlorë, përplasje me armë zjarri

3 Mars 2017, 15:08Kronika TEMA

Qyteti i Vlorës është terrorizuar nga një breshëri plumbash pasditen e sotme.

2 persona u konflikutuan me njëri tjetrin deri sa tensioni mes tyre degradoi deri në përplasjen me armë zjarri.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në afërsi të bashkisë së qytetit.

Të dhënat e para nga policia bëjnë me dije se sherri  ka ardhur si pasojë e konkurencës që kishin dy personat  pasi bizneset e tyre ndodheshin pranë njëri tjetrit.

Efektivët e policisë kanë shoqëruar agresorët në komisariat ku po i merr në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat që mund të ketë ndodhur ngjarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje