Ministria e Brendshme: Shpërblim 3 mln lekë për çdo person që kallëzon parcelat me kanabis

2 Mars 2017, 20:12Kronika TEMA

Ministria e Brendshme do të shpërblejë me 3 milionë lekë të vjetra çdo person që tregon për parcela të mbjella me kanabis në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në zbatim dhe përmbushje të misionit që ka ky Shërbim, i bashkohet përpjekjeve dhe përqasjes së institucioneve ligjzbatuese në vend në kuadër të parandalimit, zbulimit, dokumentimin ligjor dhe goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër, SHÇBA vë në dispozicion të publikut linjën e gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, nga punonjës policie dhe jo vetëm.

Shërbimi, ka ngritur një grup të posaçëm pune, që do të trajtojë dhe shqyrtojë të gjitha të dhënat apo informacionet që shtetasit do të ofrojnë nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 90 90 duke nisur nga trafikimi i farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen e narkotikëve, informacion mbi personat që do të tentojnë kultivimin e bimës narkotike etj.

Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin, dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozicion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë.

5 komente në “Ministria e Brendshme: Shpërblim 3 mln lekë për çdo person që kallëzon parcelat me kanabis”

  1. Mamurrsi trim says:

    Tani e keni me te lehte. Nuk na njoftuan qytetaret se ku jane mbjell.

  2. Osman Dule says:

    Tju tregojne arat e babait (.i.)
    Tani doni me i bo njerzit dhe spiuna ha ha

  3. shqip says:

    Qytetari dixhi-dal njofton se ka pare nje parcele ne fshatin qyvrim. Si shperblim,kerkon qeveri teknike .

  4. Shefedin says:

    Dian te rrisin cmimin se e Kane mbledhe te tere vet

  5. jo-genjeshtres says:

    Hopa erdhi 1200 lekshi perseri!
    Bravo rilindja qe po ecni ne rrugen e Enverit. E keni rritur ca pjacen, por kjo tregon se ky popull ashtu si dhe me pare blihet shume lehte!
    Kete radhe ju ecte per mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje