Policia e Shkodrës sekuestroi 66 kg kanabis në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe.
Në bazë të informacioneve të siguruara, policia nisi një operacion për krehjen e zonës ku u gjetën 4 çanta me kanabis.
Ndërkaq policia pritet të identifikojë dhe të kapë autorët e dyshuar, të përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që hetimet i janë referuar dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.