Ish-e fejuara: Ju rrëfej çfarë ndodhi me Olgertin dhe pse u vetëdogj me benzinë

4 Mars 2017, 09:16Kronika TEMA

Pas vdekjes në mënyrë tragjike të 38-vjeçarit Olgert Miho, i cili u vetëdogj me benzinë në shenjë hakmarrjeje për ndarjen nga ishe fejuara, kjo e fundit ka zbardhur marrëdhënien mes tyre dhe shkakun që e detyroi atë t’i jepte fund kësaj fejese, raporton “Panorama”.

D.Ismailanji është marrë në pyetje dje nga Policia e Korçës, ku ka rrëfyer me detaje çfarë kishte ndodhur mes çiftit, çka dyshohet të jetë bërë shkak për tragjedinë.

“Kishim pesë vite të fejuar. U përpoqëm të ndërtonim jetën tonë në Tiranë. Fillimisht ishim shumë të lumtur dhe gjithçka shkonte mirë, por gradualisht ai nisi të bëhej xheloz dhe sa vinte e kjo gjë rëndohej.

Nuk po duroja dot më, çdo gjë që unë bëja kthehej në një arsye për t’u grindur. Olgerti bëhej xheloz për çdo gjë. U kthye në një marrëdhënie që nuk funksiononte më.

Xhelozia e tij ishte e tepruar, akuzat për tradhti dhe të tjera më shtynë drejt ndarjes. Ishte një vendim i vështirë sepse unë e doja, kisha bërë shumë plane për jetën tonë së bashku, por u lodha, nuk duroja dot më. U grindëm dhe unë i komunikova vendimin tim për t’u ndarë.

Ai nuk e priti mirë, por gjithsesi unë e kisha vendosur”, është shprehur në polici D. Ismailanji.

Sipas saj, edhe pas ndarjes Olgerti kishte bërë përpjekje për t’u ribashkuar, por ajo ishte e vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk e kishte pranuar.

Kishim më se një muaj të ndarë nga njëri-tjetri. Gjatë kësaj periudhe Olgerti më kishte kërkuar që të ktheheshim bashkë, por unë e kisha vendosur të ndahesha. Nuk e prisja kurrë që ai të bënte një veprim të tillë, nuk e mendoja kurrë”, është shprehur në polici 30-vjeçarja.

Sipas të dhënave, ajo nuk ka shkuar në varrimin e ishtë fejuarit të saj. Pasi ka vizituar të motrën në spital mësohet se ajo ka qëndruar në Korçë me familjen e saj, por për të evituar ndonjë incident të mundshëm me të afërmit e 38-vjeçarit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ngjarja ku Olgert Miho i dha fund jetës ndodhi dy ditë më parë. Ai u ngjit në pallatin ku jetonte ish-vjehrra e tij dhe dyshohet se në gjendje të dehur është spërkatur me benzinë, duke i dhënë vetes flakë.

1 komente në “Ish-e fejuara: Ju rrëfej çfarë ndodhi me Olgertin dhe pse u vetëdogj me benzinë”

  1. Rt says:

    Ky paska qene idiot fare…edhe pse me vjen keq për të

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje